I riu kërcënon të dashurën: Më jep 70 mijë euro, ose do të publikoj fotot intime!

Një i ri nga Kosova kërcënoi të dashurën e tij me publikimin e fotove intime nëse nuk i jepte 70 mijë euro. Denoncimi në polici është bërë nga vetë vajza që ishte shantazhuar nga i dashuri i saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i dashuri i saj), ka kërkuar që t’ia japë 70.000 (shtatëdhjetëmijë) € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgojë fotot (intime) familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje”, deklaroi Policia e Kosovës.

Në pranga kanë përfunduar vëllai i vajzës që bëri denoncimin dhe i dashuri i saj që dyshohet se e ka shantazhuar për t’i marrë 70 mijë euro


Shtuar 4.07.2021 17:05