Musiala emëron pesë lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave

Jamal Musiala tashmë është vendosur si një lojtar i ri me aftësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, çdo yll në rritje ka idhujt e tij dhe Jamal nuk bën përjashtim.

Kur u pyet për pesë lojtarët më të mirë që ka parë të luajnë, ai përmendi disa legjenda të futbollit.

“Messi, Ronaldo, mund të vendosni Ronaldinhon, Zinedine Zidane. Ronaldo, Ronaldo brazilian”, deklaroi Musiala.

Për më të madhin nga ata të pestit, ylli i Bavarezëve e quajti Lionel Messin.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Musiala emëron pesë më të mirët e tij, pasi ka përmendur edhe ata që nuk i ka parë duke luajtur si, Pele, Diego Maradona dhe Gerd Muller.

“Është e vështirë për mua të them disa emra sepse nuk i kam parë duke luajtur. Ishte para kohës sime”, vazhdoi gjermani.

“Nëse po flisni për emra dhe kë keni dëgjuar, do të thosha Pele, Maradona dhe mund të thuash edhe Gerd Muller nga Bayern Munich”. /Telegrafi/


Shtuar 28.04.2024 22:16