Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, vlerësoi pjekurinë e skuadrës, e cila pas triumfit në El Clasico e përqendroi shpejt vëmendjen te përballja me Racing Santander. Ai nënvizoi se ekipi synon të fitojë më shumë tituj gjatë këtij sezoni.
Sipas Mourinhos, skuadra po përparon nga një ndeshje në tjetrën dhe ka treguar sërish se objektivi i saj nuk kufizohet te një fitore e vetme.
Të lidhura
None found
“Që nga fillimi kam parë të njëjtën gjë. Ndryshon gëzimi kur fitojmë apo jo, por në thelb ruajmë të njëjtin ekuilibër shumë të mirë”, u shpreh fillimisht trajneri.
“Nuk kemi një ekip me shumë përvojë, por shoh pjekuri te skuadra. Ka qetësi dhe lojtarët dinë të presin. Pas fitores pati lumturi, pastaj gjithçka u kthye në normalitet: seriozitet dhe punë e palodhur.”
“Më gëzon ta shoh këtë pjekuri. Synimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës”, shtoi Mourinho.
Duke folur për ndeshjen e nesërme, portugezi tha: “Po luajmë mirë, përballë një skuadre që grumbullon shumë pikë në shtëpi, dhe në një orar me të cilin nuk jemi mësuar. Pas fitores së javës së kaluar, kjo ndeshje ka shumë rëndësi. Duhet ta respektojmë Racingun.”







