Militao rikthehet te Real Madridi pas një kohe të gjatë

Eder Militao është rikthyer në skuadrën e Real Madriidt pas një kohe të gjatë, për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi.

Militao do të jetë i ftuar për ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Ai normalisht nuk do ta nis titullar këtë takim, por shumë shpejt pasi të merr veten fizikisht do ta rimarrë vendin e tij në qendërmbrojtje.

Mbrojtësi brazilian ishte lënduar në ndeshjen hapëse të sezonit, duke këptur ligamentin.

Që nga ajo kohë braziliani ishte në fazën e rikuperimit, duke humbur pjesën më të madhe të sezonit.

Përndryshe, Real Madridi do të ballafaqohet me Athletic Bilbaon, nesër duke filluar nga ora 21:00. /Klankosova.tv


Shtuar 30.03.2024 14:23