Milani ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0 përballë Venezian në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Në pjesën e parë edhe pse nuk munguan rastet, goli nuk erdhi për asnjë skuadër.
Në pjesën e dytë, “kuqezinjtë” insistuan më shumë në portën kundërshtare dhe arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 68 me Brahim Diaz.
Dhjetë minuta nga fundi i takimit do të vinte edhe goli i dytë dhe i sigurisë nga mbrojtësi, Theo Hernandez.
Me këtë fitore, Milanin ecën me hapin e rivalit të qytetit, Interin, pasi të dy ekipet janë kuotën e 13 pikëve. /albeu.com/