Calhanoglu mund ta lërë Interin pa pagesë, Juventusi shfaq interes për mesfushorin

Marrëveshja e Hakan Calhanoglu me Interin përfundon më 30 qershor 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin kanë mbetur pezull për shkak të kërkesave për pagën.

Mesfushori turk rrezikon të largohet nga klubi pa i sjellë të ardhura, njësoj si kur u largua nga Milani në vitin 2021.

Të lidhura

None found

Sipas Calciomercato.it, Interi vazhdon ta vlerësojë Calhanoglun si lojtar të rëndësishëm. Megjithatë, drejtuesit synojnë t’i propozojnë një pagë bazë më të ulët se 6.5 milionë eurot neto që merr aktualisht, duke e kompensuar me bonuse më të larta.

Goal.com raporton se oferta e klubit është 4.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Interi ka gjithashtu shqetësime lidhur me moshën e tij: Calhanoglu është 32 vjeç dhe në shkurt mbush 33.

Klubi shqetësohet edhe për dëmtimet e shpeshta muskulore të lojtarit.

Në gusht, Calhanoglu i tha Gazzetta dello Sport se do ta zgjaste menjëherë kontratën, por shtoi se vendimi i takonte klubit, jo atij.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, mund të hapen alternativa të tjera. Mediat italiane bëjnë të ditur se Juventusi është interesuar së fundmi për situatën e tij, ndërsa përmendet edhe mundësia e kthimit në Turqi, te Galatasaray.


Shtuar më 30.10.2026 21:42