Lojtarët e Barcelonës kundërshtojnë qëndrimet në hotel, zbulohet çfarë i shqetëson

Disa lojtarë të Barcelonës nuk janë dakord me mënyrën si Hansi Flick organizon rikuperimin e ekipit. Sipas gazetarit Xavi Hernandez Navarro të mediumit ARA, shqetësimi lidhet sidomos me kërkesën e trajnerit që skuadra të qëndrojë në hotel mes ndeshjeve.

Debati mori më shumë vëmendje pas triumfit 5-2 ndaj Real Betisit. Kushtet e vështira atmosferike penguan udhëtimin e ekipit me avion dhe Flick vendosi që lojtarët të kalonin natën në Sevilje, megjithëse kapitenët parapëlqenin të prisnin në aeroport.

Të lidhura

None found

Futbollistët u kthyen në Barcelonë të nesërmen, ndërsa dy ditë më pas u nisën për në Paris.

Pas disfatave kundër PSG-së dhe Real Madridit, Flick përmendi mungesën e freskisë fizike të lojtarëve. Disa prej tyre, megjithatë, besojnë se rikuperimi mund të jetë më i mirë në shtëpi, pranë familjeve dhe në mjedisin e zakonshëm, sesa në hotel.

Kjo temë është diskutuar edhe më herët në klub. Ish-kapitenët Carles Puyol dhe Xavi kishin kërkuar më parë që skuadra të mos qëndronte jashtë shtëpisë pa qenë e nevojshme.


Shtuar më 30.10.2026 22:18