Rama konfirmon takimin me Erdogan: Foto e ditës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, në New York, ku ai ndodhet për Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Foton nga takimi Rama e ka ndarë në Facebook, duke e cilësuar si foto e ditës, ndërsa nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë diskutuar.

Lajmin e takimit të tyre e kanë bërë të ditur më herët faqja zyrtare e qeverisë turke, e cila po ashtu postoi një foto mes dy liderëve./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 22:35