Milani gjen zëvendësuesin e Teo Hernandez

Siç konfirmohet edhe nga “SportItalia”, në fakt, Milani, për merkaton e verës, po mendon t’i caktojë detyrën e zëvendësuesit të Teo Hernandezit një lojtari që nuk do të jetë më Balo-Ture, që duhet të largohet.

Zgjedhja e re e Maldinit është Tomazo Auxhelo, i lindur në vitin 1994. Mbrojtës i majtë, me origjinë milanez dhe tifoz besnik i Milanit, në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Sampdorias që ra në Serinë B. Ky fakt ia zbeh disi statistikat që gjithsesi mbeten mbi normë për rolin.

Në kampionatin që do të mbyllet të dielën, Auxhelo ka regjistruar 35 prezenca të zbukuruara nga 2 gola dhe gjashtë asistet që e bëjnë një ndër krosuesit më të mirë të Serisë A.


Shtuar 2.06.2023 22:48