Milan, zyrtare: Krunic rinovon kontratën e tij me kampionët e Italisë

Tani është zyrtare, Rade Krunic ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2025.

Klubi kampion i Serie ka lëshuar deklaratën për zgjatjen e kontratës së lojtarit.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rade Krunic deri më 30 qershor 2025. Rade ka mbërritur në Milano në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ai ka bërë 91 paraqitje për kuqezinjtë, duke i dhënë soliditet dhe cilësi mesfushës.” / h.ll/albeu.com

Shtuar 8.09.2022 15:04