Mbretëresha Elizabeth në gjendje të rëndë shëndetësore, momenti kur BBC ndërpret programacionin për të dhënë lajmin (VIDEO)

Pallati mbretëror në Britani ditën e sotme ka deklaruar se mbretëresha Elizabeth është në gjendje të rëndë shëndetësore.

BBC e ndryshoi rrjedhën e programacionit, menjëherë sapo u publikua lajmi se Mbretëresha është në gjendje të rëndë.

“Mjekët e saj u “shqetësuan” për shëndetin e saj”, tha Buckingham Palace.

Ndërkohë, Princi Charles dhe William po udhëtojnë drejt Skocisë për të vizituar Mbretëreshën në mes të lajmeve për shëndetin e saj./albeu.com