I preu një pemë fqinjit, policia nis hetim për 51-vjeçarin nga Pogradeci

Policia ka referuar materialet dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj shtetasin A. A., 51 vjeç në Pogradec, pasi ka prerë një pemë në tokën e komshiut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi në datën 06.09.2022, në fshatin Proptisht, ka prerë me vetëgjyqësi një pemë në tokën në pronësi të shtetasit T. L., 54 vjeç”, thotë policia./albeu.com

 

Shtuar 8.09.2022 15:08