Milan pranë rinovimit me yllin e skuadrës

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milan-it dhe agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia Quillon, kanë programua një takim në Madrid për të biseduar rreth kushteve të rinovimit për Theo Hernandezin.

Klubi italian i ka bërë një ofertë me një pagë vjetore prej 4 milion euro në sezon plus bonuse.

Në shtëpinë kuqezi ka optimizëm./h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2021 20:11