Milan në “ankth”, anglezët dëshirojnë yllin e tyre

Zërat e merkatos shtohen çdo ditë e më shumë.

Milan ndjehet “i kërcënuar” pasi Chelsea po tregon interes të madh për mbrojtësin anësor, Theo Hernandez. Tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel i ka bërë thirrje klubit se dëshiron të transferojë mbrojtësin e talentuar 24-vjeçar të Milan-it.

Dëmtimi i Ben Chilëell ka bërë që Tuchel të lëvizë dhe të kërkojë transferimin e Theo. Mbrojtësi i Milan-it është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme që pas kalimit nga Real Madrid në Itali.

Chelsea gjithashtu do t’i duhet të përballet me konkurrencën e PSG-së./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 10:43