Milan, Krunic: Urime Napolit për fitoren, ata janë ekipi i madh

Rade Krunic, mersfushori i Milanit, foli në mikrofonat e DAZN pas humbjes ndaj Napolit.

“Ne ishim të mirë në presion, ishim të lartë dhe të ashpër. Ata nuk patën shumë shanse. Sigurisht në pjesën e dytë ata ishin të mirë në shfrytëzim. Të luash kundër nesh nuk është e lehtë, duhet të përgëzojmë Napolin që është një ekip i madh. Ky rezultat na djeg shumë, pavarësisht performancës. Në jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë gjithmonë të fitojmë.

Nuk jemi të lumtur me këtë disfatë. Tani presim që pushimi i kombëtareve të përfondojë dhe kampionati të rifillojë”, është shprehur Krunic./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.09.2022 08:15