Mikel Arteta pritet të vazhdojë qëndrimin te Arsenali edhe për disa vite të tjera, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja e re mund ta mbajë trajnerin spanjoll në Emirates deri në verën e vitit 2030. Kontrata aktuale e tij skadon në përfundim të sezonit 2026/27, por negociatat kanë avancuar ndjeshëm dhe palët janë të bindura se rinovimi do të finalizohet.
Të lidhura
None found
Sipas BBC Sport, Arteta dhe klubi londinez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Trajneri e ka shprehur më herët dëshirën për të qëndruar në veri të Londrës. “Të gjithë ndihen të qetë që koha e kontratës nuk do të jetë problem sepse vullneti im është të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi Arteta muajin e kaluar.
Arteta mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe, ai e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të parë në Ligën Premier pas 22 vjetësh dhe më pas e dërgoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
