Mbappe rrëfen se sa pranë ishte kalimit te Liverpooli

Kylian Mbappe ka treguar se gjatë periudhës së tij te Monaco ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli, ndërsa nëna e tij e dëshironte këtë destinacion për shkak të vlerësimit të madh që kishte për trajnerin Jurgen Klopp.

Të lidhura

None found

“Kjo ndodhi kur isha pjesë e Monacos. Më duhej të zgjidhja dhe transferimi te Liverpooli ishte shumë pranë”, deklaroi Mbappe në një intervistë për The Athletic.

Futbollisti i Real Madridit bëri të ditur se nëna e tij kishte luajtur një rol të rëndësishëm në diskutimet për hapin e radhës në karrierën e tij.

“Nëna ime e admironte shumë Jurgen Kloppin dhe Liverpooli ishte zgjedhja e saj e preferuar”, u shpreh francezi.

Pavarësisht kësaj, Mbappe zgjodhi të qëndronte në Francë dhe në vitin 2017 iu bashkua Paris Saint-Germainit.

“Ajo dëshironte që të shkoja atje, por unë preferoja të luaja në qytetin tim, Paris”, shtoi ai.

Gjatë sezonit 2016/17, Mbappe u afirmua te Monaco si një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian. Ai kontribuoi në fitimin e titullit të Ligue 1 nga klubi, përpara se të transferohej te PSG-ja.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahis