Messi te Wolsfburg? Klubi gjerman del me deklaratë zyrtare: Dëgjuam se dikujt i mbaroi kontrata (FOTO LAJM)

Lionel Mesi është aktualisht një lojtar i lirë dhe pa kontratë.

Barcelona është në situatën që i trembej më shumë teksa i duhet që të punojë sërish me yllin argjentinas për ta bindur që të vazhdojë bashkëpunimin me katalanasit.

 

E teksa ndodhemi në këtë moment, Wolfsburg ka ardhur me një reagim përpara pak minutash.

Klubi i Bundesligës njofton se një komunikatë zyrtare do të vijë së shpejti për zyrtarizimin e transferimit të Mesit. Sigurisht e thënë kjo mes humorit, ndërsa skuadra gjermane shkruan: “Dëgjuam se dikush mbeti pa kontratë”.


Shtuar 1.07.2021 13:49