Messi është njoftuar se do të fitojë Topin e Artë?

Raportohet se Leo Messi është njoftuar nga stafi editorial i France Football se ai është zgjedhur si fitues i Topit të Artë, që do të ishte i shtati në karrierën e tij.

Thashethemet dolën pasi një faqe për të dhëna nga sporti e konfirmoi një gjë të tillë, e njëjta që kishte dhënë lajmin edhe për fituesin e Topit të Artë për vitin 2019, e që po ashtu ishte Messi.

Fituesi i këtij çmimi do të zyrtarizohet më datën 29 të këtij muaji.


Shtuar 5.11.2021 21:57