Mesazhe kërcënuese, e dashura Moratas “shpërthen” dhe kërkon masa serioze (FOTO LAJM)

Alvaro Morata kishte marrë kërcënime me jetë pas ndeshjes me Poloninë, derisa përzgjedhësi Luis Enrique kërkoi nga policia e Spanjës të marr masa.

Pas eliminimit nga Italia, ka reaguar edhe e dashura e Moratas, Alice Campello, duke publikuar disa mesazhe që ka marrë në rrjete sociale.

“Burri juaj ka kancer në qen dhe fëmijët tuaj gjithashtu” ; “Lopë, më vjen turp që je Venedikas, në vend që të tregosh paratë e tua, të ndihmosh njerëzit, kurvë”; “Mos guxoni të publikoni foto të golit të Moratës ose unë do të shkoj në shtëpinë tuaj dhe do t’ju djeg live në Instagram”, janë disa nga mesazhet që ka pranuar Campello, transmeton Indeksonline.

Ajo ka bërë thirrje nga organet e rendit që të marrin masa ndaj këtyre personave.


Shtuar 7.07.2021 15:52