Merkatoja e City-t, Guardiola: Cucurella? Po negociojmë

Me largimin e Zinchenkos, i cili ka nënshkruar me Arsenalin, Manchester City është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Tekniku, Pep Guardiola ka pranuar se prioriteti numër 1 është Marc Cucurrela.

“Jemi në negociata të plota. Nëse nuk do të mund ta finalizojmë, kemi disa opsione të tjera”, shpjegoi spanjolli.

Kujtojmë që atë pozicion mund ta plotësojë edhe mbrojtësi Ake, apo talenti i ri Ëilson – Esbrand./albeu.com