Me shumë se gjysmë-shekullor, “Mbreti Kazu” bëhet me ekip të ri

Ylli japonez i futbollit Kazuyoshi Miura nënshkroi një kontratë të re në moshën 54 vjeçare me një klub të divizionit të katërt të drejtuar nga vëllai i tij më i madh. Duke iu bashkuar Suzuka Point Getters, Miura, me nofkën “Mbreti Kazu”, u zotua të “luftojë për të ndihmuar ekipin të fitojë në fushë”.

Transferimi u njoftua më 11 janar në orën 11:11, një simbol për sulmuesin që do të mbajë numrin 11. Miura, i cili në shkurt do të mbushë 55 vjeç, tha në dhjetor se kishte marrë oferta nga klube të ndryshme në Japoni dhe jashtë saj , pasi luajti për Yokohama FC sezonin e kaluar në J-League (D1).

Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të luaj këtu”, shkroi ai në një deklaratë të lëshuar nga klubi i tij i ri.

Lojtari, i cili dëshiron të luajë deri në moshën 60-vjeçare, shpreson të ketë më shumë ndikim në formacionin e tij të ri, të drejtuar nga vëllai i tij Yasutoshi.

Ylli japonez ka qenë pjesë e shumë klubeve gjatë karrierës së tij të gjatë, në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi. Ai ishte një nga futbollistët më të famshëm aziatikë të viteve 1990. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 10:07