Më herët se të tjerat, ja data kur nis Bundesliga

Sezoni 2021-2022 i Bundesligës fillon më 13 gusht dhe menjëherë do të ketë një ndeshje të forte mes Borussia Mönchengladbach dhe kampionëve në fuqi të Bayern Munchen.

Kalendari i Bundesligës u zbulua këtë të Premte dhe do të fillojë me një klasike midis Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munchen të Premten me 8 Gusht në orën 20:30 ndërsa si gjithmonë 6 ndeshje të tjera do të luhen të Shtunën dhe 2 të fundit të Dielën.

Nuk do të jetë as start i lehtë për Dortmund që do ta nisin në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt dhe me shumë gjasa me tifozë në “murin e verdhë”, ndërsa Leipzig do të luajë në transfertën me Mainz.

Dy skuadrat e tjera, pretendente për Europën, Wolfsburg do të presë në shtëpi Bochumin dhe Leverkusen do të angazhohet në fushën e Union Berlin.


Shtuar 25.06.2021 17:35