Shenjat që tregojnë se jeni njeri impulsiv

Ne të gjithë ndonjëherë ndiejmë nevojën për të bërë diçka spontane, diçka që do të dalë nga programi ynë dhe do të na japë kënaqësi. Kjo prirje është plotësisht normale. Sidoqoftë, kur kjo nevojë është konstante, kur nuk përfshijmë logjikë në të menduarit dhe jetën tonë dhe kur veprojmë pa menduar për pasojat e veprimeve tona, atëherë nuk po flasim për spontanitet por për impulsivitet.

Cilat janë karakteristikat e njerëzve impulsivë?

Njeriu impulsiv tejkalon kufijtë e spontanitetit të shëndetshëm dhe nuk është në gjendje të kontrollojë sjelljen e tij. Kështu, ai përfundon duke u udhëhequr nga impulset e tij (p.sh. dëshirat dhe nevojat e tij) ose duke u rrëmbyer nga mjedisi i tij (p.sh. nga ato që do të thonë ose bëjnë ata përreth tij). Ai i lë pasionet e tij të pakontrollueshme dhe mendimet, vendimet dhe reagimet e tij nuk bazohen në logjikë.

Megjithëse njeriu impulsiv karakterizohet nga një sjellje fëmije dhe një tendencë për një jetë intensive, ai shpesh bën gabime, pasi e ka të vështirë të kontrollojë rezistencat e tij dhe të përcaktojë kufijtë e tij. Pikërisht sepse karakterizohet nga vetëkontroll i reduktuar dhe mungesë disipline, personi impulsiv me lehtësi rrezikon dhe i nënshtrohet tundimit. Ai mund të joshet nga konkurrenca, të ndjekë suksesin dhe të ngazëllohet lehtë pa marrë parasysh pasojat e veprimeve të tij.

Njerëzit impulsivë karakterizohen nga paqëndrueshmëria dhe mungesa e durimit. Ata zakonisht veprojnë me ngut, pa pasur një plan, ndërsa zemërohen kur ato që duan nuk mund të bëhen menjëherë. Gjithashtu, si marrëdhëniet ashtu edhe bashkëpunimet e tyre karakterizohen nga mospërputhja, pasi që ata vetë nuk kanë një metodë fikse të të menduarit dhe të vepruarit.

Njerëzit me personalitet impulsiv përqendrohen te “këtu dhe tani” dhe nuk vendosin qëllime afatgjata. Gjithashtu, ata nuk i parashikojnë rezultatet që veprimet e tyre mund të kenë dhe nuk janë në gjendje të planifikojnë lëvizjet e tyre të ardhshme./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 17:33