McGregor mbetet pa renditje në UFC për herë të parë, ky mund të jetë fillimi i fundit

Conor McGregor , miti i padiskutueshëm i arteve marciale të përziera dhe kampioni i shumëfishtë i botës në UFC, ka mbetur pa renditje.

Ai është jashtë 15-shes së parë të peshave të lehta konkurruese. As që nga luftimet e tij të para, në vitin 2014, nuk ka ndodhur diçka e ngjashme dhe sigurisht jo që kur ai e ka çimentuar statusin e tij si pikë referimi në sport.

Mosaktiviteti pas dy humbjeve ndaj Dustin Poirier ka shkaktuar një situatë të pazakontë për irlandezin.

McGregor është një luftëtar i ekstremeve. Një personazh historik, i urryer, por edhe një atlet i talentuar që luajti në luftën e të gjitha kohërave kundër rivalit të tij të përhershëm Khabib Nurmagomedov./ h.ll./albeu.com


Shtuar 14.12.2022 15:51