Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Ekipi i Sylvinhos ka dhuruar një super-paraqitje në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke gjetur edhe golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 11-të me anë të Qazim Laçit, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Jasir Asanit.
Përveç kësaj, Shqipëria pati edhe më shumë raste ideale për gol, duke qenë afër të gjej edhe golin e dytë.
Elseid Hysaj (29’) goditi mbi portë, ndërsa goditet e Kristjan Asllanit (31’) dhe Rey Manajt (45+) u priten nga Dominik Livakovic.
Kroacia ishte më e mirë në posedimin e topit, ndërsa kartonë nuk pati për asnjërën kombëtare.