Mbyllen pjesët e para, Inter udhëheq në “Meazza”, Galata shtang “bavarezët” në “shtëpi”

Janë mbyllur pjesët e para të sfidave, të dy ndeshjeve hapëse të raundit të tretë të UEFA Champions League, ku padyshim nuk kanë munguar as surprizat, sidomos ajo e Galatasaray ndaj Bayern Munich.

Pasi gjetën avantazhin që në minutën e 8’ të lojës falë “yllit” francez, Kingsley Coman, “bavarezët” e Thomas Tuchel janë njohur me një “anën e errët” të “luanëve” të Stambollit, teksa në minutën e 30’ ka ardhur dhe goli i barazimit falë një ekzekutimi perfekt të një 11-metërshi, nga “bomberi” argjentinas, Mauro Icardi, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës në barazim.

Në krahun tjetër, “zikaltërit” e Inter janë duke udhëhequr me rezultatin minimal, 1 me 0, sfidën, në “Giusseppe Meazza” ndaj austriakëve të Salzburg, ku në minutën e 19’ të sfidës një pasim i bukur nga Davide Frattesi shkon në këmbët e “fantazistit” kilian, Alexis Sanchez e ky i fundi nuk gabon duke filluar festën e të tijve.


Shtuar 24.10.2023 19:35