Mbrojtësi hungarez: Nuk duhet bëjmë gabime ndaj Kosovës

Adam Lang ka 10 vite që është pjesë e Përfaqësueses së Hungarisë dhe është njëri nga lojtarët me më së shumti paraqitje për këtë shtet.

Mbrojtësi qendror i skuadrës qipriote Omania do të jetë titullar edhe në ndeshje miqësore ndaj Kosovës, derisa ka folur në konferencë për shtyp para përballjes me Dardanët.

Edhe pse fituan ndeshjen miqësore ndaj Turqisë 1-0, hungarezët nuk ishin të kënaqur me paraqitjen që bënë.

Kësisoj mbrojtësi 31-vjeçar Lang ka thënë se përballë Kosovës duhet të luajnë duke bërë sa më pak gabime të jetë e mundur.

“Një ditë pas ndeshjes me Turqinë, kemi analizuar gabimet dhe kemi diskutuar se çka duhet të ndryshojmë. Nuk ishim kohë të gjatë së bashku dhe duhet kohë që gjërat të automatizohen përsëri”.

“Ne reagojmë mirë në këto situata, kur gjërat nuk ecin si duhet, dhe kjo tregon forcën e ekipit. Natyrisht, jemi të lumtur për fitoren. Por ndaj Kosovës duhet të luajmë me më pak gabime”, ka deklaruar në konferencë për shtyp mbrojtësi qendror i Hungarisë.

Hungaria dhe Kosova luajnë të martën mbrëma me fillim nga ora 19:00 në Puskas Arena në Budapest. /Telegrafi/


Shtuar 25.03.2024 17:49