Mbappe injoron Realin: Dua të fitoj Champions League me PSG

Kylian Mbappe me shumë mundësi nuk do t’i bashkohet Realit. Sulmuesi francez i ka idetë e qarta teksa në një intervistë të fundit bëri me dije se ëndrra e tij është të fitojë Champions League.

Kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai ende nuk e ka rinovuar atë.

“Ëndrra ime më e madhe do të ishte të fitoja Ligën e Kampionve me Paris Saint-Germain, kjo do të ishte shumë mirë. Por edhe të fitoja një Kupë e Botës edhe njëherë, edhe kjo do të ishte e mrekullueshme!”, deklaroi Mbappe. /albeu.com/


Shtuar 29.07.2021 16:42