Mbappe i dhuron fitoren PSG-së (VIDEO)

PSG ka mposhtur me përmbysje 2-1 Angers.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë që shënuan në minutën e 36-të me Angelo Fulgini.

Por Paris Saint-Germain përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy gola. Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të, ndërsa Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të nga pika e bardhë. /albeu.com./


Shtuar 15.10.2021 23:22

Tags: ,