Mbappe bën gati “këpucët speciale” për të mundur Bayernin

Këpucë speciale për një lojtar të veçantë. Janë ato që Kylian Mbappé do të veshë sonte (e mërkurë, 8 mars) në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve në Mynih, ku sulmuesi 24-vjeçar francez do të përpiqet ta tërheqë PSG-në e tij drejt çerekfinaleve, edhe pse e kanë humbur ndeshjen e parë 1-0 në “Parce des Princes”.

Mbappe shkroi historinë falë golit të 4-2 në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Nantes (goli i 201-të me fanellën pariziene, që e lejoi të mposhtte Cavanin). Në prag të ndeshjes në tokën gjermane, Mbappé u surprizua në rrjetet sociale nga klubi.

“Këpucët speciale për golashënuesin më të mirë në historinë e Paris Saint-Germain”, – është ‘diçitura’ që shoqëron pamjet e “këpucëve të arta”, me numrin 201 në pamje të plotë.

Një shifër që mund të përditësohet tashmë në Mynih, ku pa të dëmtuarin Neymar, shpresat pariziene do t’i besohen Mbappes dhe kampionit të botës Lionel Messi.


Shtuar 8.03.2023 16:45