Maqedonia e Veriut barazon me Armeninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar pa gola me Armeninë. Dueli i së enjtes i zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup përfundoi baras pa gola.

Ishte edhe ndeshja e parë e përzgjedhësit Blagoja Milevski në krye të skuadrës.

Skuadra armene kishte udhëtuar në Shkup për të marrë një pikë, dhe këtë e arriti falë mbrojtjes së fortë për 90 minuta, që nuk u thye nga maqedonët.

Maqedonia mundësitë më të mira i pati në pjesën e parë me kapitenin Ristovski dhe Aleksandar Trajkovskin.

Edhe në pjesën e dytë vendësit rrezikuan me Alioskin në minutën e 63-të që gjuajti nga 20 metra, por pa arritur ta tund rrjetën e portierit vizitor.

Ndeshja e radhës për Maqedoninë do të jetë kundër Islandës në Reykjavik më 5 shtator.


Shtuar 2.09.2021 23:20