Manchester United po mendon për zëvendësuesin e Solskjaer

Siç raporton “AS”, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë të shkarkojnë norvegjezin Solskjaer.

Humbja e djeshme ndaj Manchester City i ka dhënë “goditjen” finale trajnerit norvegjez. Tashmë rrezikimi që të shkarkohet është i lartë pas asaj disfate në shtëpi.

Klubi i “djajëve të kuq” po mendojnë seriozisht për trajnerin aktual të Leicester, Brendan Rodgers.

Më pas emri tjetër i preferuar është ai i Zidane, por ky i fundit është duke pritur një telefonatë për të drejtuar kombëtaren e “gjelave”./h.ll/abcnews.al


Shtuar 7.11.2021 13:36