Manchester United interesohet për sulmuesin e Juventusit

Manchester United sipas raportimeve nga Italia është i interesuar të sigurojë shërbimet e yllit të Juventusit Dejan Kulusevski në afatin kalimtar të kësaj vere.

 

Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë një lojtar jetik për Juventusin gjatë sezonit 2020-21, duke zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar gjashtë gola.

Kulusevski është bashkuar me gjigantët e Serie A në një marrëveshje të përhershme nga Atalanta në janar 2020.

‘Djajtë e Kuq’ po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të tij në merkaton e ardhshme, atë verore.

Sidoqoftë, kampionët italianë nuk kanë ‘asnjë qëllim’ për të lejuar lojtarin suedez të lëvizë këtë vit pasi ai sapo ka arritur në ekip

Kulusevski ka një marrëveshje në Torino deri në verën e vitit 2025.


Shtuar 6.05.2021 14:04