Manchester United ka përcaktuar objektivin e saj kryesor për merkaton e verës, ndërsa klubi vijon punën për të rindërtuar skuadrën.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve, emri që pëlqehet më shumë nga Michael Carrick për krahun e majtë të sulmit është Crysencio Summerville i West Hamit.
Edhe pse fokusi kryesor i klubit mbetet përforcimi i mesfushës, drejtuesit e United janë të gatshëm të shtojnë cilësi edhe në repartin ofensiv nëse paraqitet mundësia e duhur.
Carrick synon të zgjerojë alternativat në ekipin e parë dhe preferenca e tij, thuhet, janë lojtarët që kanë treguar vlerat e tyre në Ligën Premier.
United ndërkohë ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e Edersonit nga Atalanta, por mbetet e vendosur që para përfundimit të afatit kalimtar të sjellë edhe të paktën një mesfushor qendror.
Në fillim, “Djajtë e Kuq” kishin si synim Mateus Fernandes nga West Ham, por tashmë duket se kjo pistë ka rënë, pasi Tottenhami ka arritur marrëveshje për transferimin e tij për rreth 99 milionë euro.
Sipas Sky Sports, Manchester United ka hartuar një listë me katër alternativa për këtë rol. Përveç Summerville, në të përfshihen edhe Morgan Rogers i Aston Villës, Matias Fernandez-Pardo i Lille dhe Iliman Ndiaye i Evertonit. Megjithatë, zgjedhja e parë mbetet Summerville.
West Ham e çmon sulmuesin holandez me rreth 58 milionë euro, pas rënies së klubit në Championship. Duke qenë se klubi ka siguruar një shumë të madhe nga shitja e Fernandesit, drejtuesit e “Hammers” mund të jenë më të hapur për të lejuar edhe një largim tjetër të rëndësishëm.
Gjatë sezonit të kaluar, Summerville shënoi shtatë gola dhe kontribuoi me pesë asistime, edhe pse West Hami ra nga elita.
Paraqitjet e tij me Holandën në Kupën e Botës kanë lënë gjithashtu përshtypje shumë të mira te departamenti i rekrutimit të Manchester United.

