Manchester United dhe Liverpool në garë për Koulibaly

Manchester United dhe Liverpool janë duke garuar për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

 

Napoli është i hapur të dëgjojë ofertat për senegalezin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023.

United e ka bërë prioritet transferimin e Raphael Varane, derisa Liverpool është në bisedime Ibrahima Konate.

Sidoqoftë, sipas Daily Express, dy klubet mbesin në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

Napoli më herët ka kaluar plotë 100 milionë euro për Koulibalyn, por tani kjo vlerë është zbritur në 50-60 milionë euro.

Me Gennaro Gattuson që pritet të largohet në verë, besohet se disa nga yjet momental do të duan largimin.

Ndërkohë, Koulibaly është duke u shëruar nga një lëndim, që më shumë gjasa do ta mbajë jashtë fushe derisa të përfundojë ky edicion./


Shtuar 5.05.2021 15:46