Maguire në qëndër të kritikave

Mbrojtësi  i Manchester United dhe kombëtares angleze, Harry Maguire, është vendosur në qëndër të kritikave.

Një ditë pas humbjes në derbi ndaj Manchester City, Maguire është parë në një pub në orët e vona të natës duke festuar ditëlindjen e motrës së tij. Ai është parë shumë i lumtur dhe shumë i buzëqeshur ndryshe nga shokët e tij të ekipit pas asaj humbje.

Mbrojtësi i United është kritikuar shumë nga persona dhe nga mediat për festën në pub. Gjithsesi një pjesë tjetër e shohin të arsyetueshme situatën pasi ai po feston ditëlindjen e motrës së tij dhe kjo është diçka normale.

Përveç kësaj, Maguire është kritikuar shumë dhe për formën e tij të dobët kohët e fundit ku gabimet në fushën e lojës kanë qënë të konsiderueshme./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 16:49