Intervista e dhënë për Benjamin Back është shfrytëzuar nga Vanderlei Luksenburgo që të kritikojë sjelljen e Vinicius Zhunior në fushë.
Ish-trajneri i Realit të Madridit ka pak konsideratë për mënyrën se si sillët në fushë sulmuesi, i cili shpesh herë e ka parë vetën në situata të sikletshme me tifozët kundërshtarë.
“Unë mendoj se ai provokon shumë duke bërë gjëra që nuk duhet”, tregoi Luksemburgo. Ai motivon opinionin e tij duke përmendur gjestin e shëmtuar të bërë nga sulmuesi i Realit përballë Joshua Kimishit.
“Unë kam në mendje një skenë në të cilën kundërshtari i jep topin me mirësjellje dhe ai e hedh topin në tokë. Rivali e kap dhe ia rikthen, ai e rihedh në tokë dhe pastaj tallet me djaloshin. Në po të njëjtën situatë është gjendur edhe Modriç, i cili pasi merr topin nga kundërshtari nis lojën rregullisht”, tha Luksenburgo.