Luajti finale në “Air Albania”, trajneri i njohur në ‘radarët’ e Liverpool

Jurgen klopp do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Drejtuesit anglezë kanë nisur tashmë kontaktet me zëvendësuesin e gjermanit.

Bëhet fjalë për Arne Slot, i cili aktualisht është në krye të Feyenoord në kampionatin holandez.

Sipas “Sky Sport” bëhet me dije se Liverpool dhe Feyenoord kanë nisur bisedimet mes tyre për të arritur një marrëveshje për holandezin.

Kujtojmë se Slot ishte shumë afër kalimit te Tottenham në sezonin e kaluar, teksa tashmë është Liverpool që do të tentojë transferimin e tij në Premier League.

45-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Feyenoord deri në qershor të vitit 2026.


Shtuar 24.04.2024 15:39