Llorente: Gattuso nuk besonte te unë, ja çfarë do kishte bër CR7 me mua

Pas një periudhe të vështirë në pankinën e Napolit, Fernando Llorente është rikthyer të luajë titullar, këtë herë te skuadra e Udineses, ku u transferua gjatë merkatos së janarit. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Llorente zbuloi se kishte disa mundësi transferimi në janar dhe se te Napoli nuk gëzonte besimin e Gattusos.

“Në janar më kërkuan edhe Athletic Bilbao e Sampdoria, por nuk u arrit marrëveshja dhe në fund doli opsioni Udinese, për të cilin nuk u mendova gjatë, pasi nuk kisha kohë. E ndjeja që kisha ende mundësi të luaja dhe doja një klub ku të më besonin. Me Gattuson kisha marrëdhënie të mira, por ai nuk besonte te unë. Për më tepër kishin ardhur shumë sulmues të tjerë, që duhej të luanin për vetë perspektivën e moshës”, tha Llorente.

Sulmuesi 36-vjeçar zbulon se ishte pranë rikthimit te Juventusi në verën e 2019-ës, por në fund përfundoi te Napoli, teksa pranon se mund të kishte ndihmuar edhe më shumë Cristiano Ronaldon te bardhezinjtë.

“Me mua në skuadër Ronaldo mund të kishte bërë më mirë, pasi mund të lëvizja më shumë pa top, për t’i liruar hapësirat. Nuk e di a do të kthehet te Reali, pasi disa kohë më parë nuk e besoja as që mund të largohej nga madrilenët. Ai është një futbollist i madh dhe vendos vetë për të ardhmen”, deklaroi Llorente.

Makthi Covid-19 kthehet në Paris Saint-Germain. Klubi i kryeqytetit duhet të merret me disa raste pozitiviteti në sektorin e rinisë. Sipas raporteve nga RMC Sport , rossoblu duhet të mbyllë edhe një herë qendrën e trajnimit deri në një njoftim tjetër, një operacion i kryer tashmë në shkurtin e kaluar.


Shtuar 16.03.2021 22:39