Habit Artan Hoxha: Në këto zgjedhje, votova 7 herë brenda ditës

“E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni…”

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e vitit 1996 ai ka votuar 7 herë brenda ditës më një letërnjoftim që e kishte marrë para viteve 90.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh gjitahstu gjatë intervistës në Abc news se në Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin, ndërsa tregoi edhe një histori nga 1996 në Çorovodë.

“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.

E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari.

Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë politikës për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin” tha Artan Hoxha.

 


Shtuar 16.03.2021 22:23