Liverpooli nuk e diskuton fitoren ndaj Brentford (VIDEO)

Liverpool dhe Brentford janë përballur ditën e sotme në kuadër të javës së 21 të PremierLeague në “Anfield”.

Vendasit kanë arritur të fitojë lehtësisht me rezultatin e pastër 3-0.

“The Reds” arritën të zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me mesfushorin Fabinhon, për të shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy gola të tjerë me Chambërlain në të 69’ dhe Minamino në të 77’.

Pas kësaj fitoreje rikthehet në vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Brentford pozicionohet në vendin e 14 me 23 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 16.01.2022 17:05