Kupa e Botës e cila këtë vit do të zhvillohet në Katar, si kurrë më parë luhet në dimër. 32 ekipe që do të marrin pjesë do të kërkojnë lavdinë aq shumë të vështirë për t’u arritur.
Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, nga ku do të dalin të ekipet pjesëmarrëse, por deri më tani janë përcaktuar një numër i konsiderueshëm dhe pjesa më e madhe padyshim janë të Evropës.
Deri më tani kanë një biletë 14 kombëtare dhe ato janë: Zvicra, Spanja, Serbia, Katari, Holanda, Irani, Gjermania, Franca, Anglia, Danimarka, Kroacia, Brazili, Belgjika, Argjentina. /albeu.com