Eliminimi i Francës nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës është shoqëruar me zbulime të reja mbi atë që ndodhi prapa skenave.
Të lidhura
None found
Sipas L’Equipe, pushimi mes pjesëve u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses franceze. Ousmane Dembele, sulmuesi i Paris Saint-Germain, ka shfaqur pakënaqësi të hapur për lojën që skuadra kishte zhvilluar gjatë pjesës së parë.
Dembele u ka kërkuar shokëve të ekipit që të organizonin më mirë presionin ndaj futbollistëve spanjollë. Ai ka vënë në dukje se mungesa e koordinimit në mbrojtje po i jepte Spanjës mundësinë të dominonte takimin dhe të gjente hapësira të rrezikshme.
Megjithatë, e përditshmja franceze shkruan se kritikat e tij nuk u pritën njësoj nga të gjithë lojtarët. Disa prej tyre janë bezdisur nga mënyra se si Dembele i shprehu vërejtjet, çka solli debat dhe shtoi tensionin brenda dhomave të zhveshjes.
Përkundër diskutimeve dhe tentativës për ta ndryshuar ecurinë e përballjes, Franca nuk mundi të kthente rezultatin në pjesën e dytë, duke u eliminuar nga Spanja.
Raporti i L’Equipe nxjerr në pah klimën e ndërlikuar që mbizotëroi në kampin francez gjatë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të Kupës së Botës.
