Lajme të mira për Barcelonën, Messi informon klubin se do të qëndrojë

Televizioni i njohur spanjoll “TVE”, ka bërë të ditur se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka informuar klubin se do qëndrojë në “Camp Nou”.

 

Argjentinasi befasoi të gjithë verën e kaluar kur kërkoi largimin, por tani me ardhjen e Joan Laportas gjërat kanë ndryshuar.

Sipas TVE, Messi ka informuar Barcelonën se në fund të edicionit do rinovojë kontratën dhe nuk do të largohet.

Por, në rikthim, Messi ka kërkuar nga Laporta një skuadër garuese për edicionin e ardhshëm.

Thuhet se Laporta është pranë për të arritur marrëveshje në vlerë 500 milionë euro dhe prioritet pos rinovimit të Messi do jetë rikthimi i Neymar./


Shtuar 29.04.2021 15:47