Laçi siguron vendin e 2 dhe Europën

Edhe 1 pikë mjaftonte por Laçi doli me “shportën” plot nga ndeshja e javës së 33-të në derbin me Kastriotin për të siguruar matematikisht Europën dhe njëkohësisht vendin e dytë.

Shpëtim Duro dhe skuadra e tij fituan me rezultatin 4-1 në një ndeshje shumë të luftuar në Kurbin ku skuadra e Çelës kaloi e para në avantazh me penalltinë e Ajazit.

Pak minuta më vonë Laçi barazoi dhe pjesa e parë u mbyll me një tjetër gol, të shënuar nga Shehi qe i çoi kurbinasit në pushim më të qetë. Një tjetër gol e shtoi Qato në të dytën i pasuar nga Zarubica për 3 pikët që e çojnë Laçin në kuotën 60.

Në krahun tjetër, Kastrioti regjistron humbjen e dytë rresht por të padëmshme për objektivat e krutanëve tashmë pothuajse me bindjen se janë edhe jashtë zonës play-out.


Shtuar 8.05.2022 19:18

Tags: ,