Kylian Mbappe te Reali? Al Khelaifi: Isha shumë i qartë, nuk ikën

PSG mesa duket nuk do e lejojë sulmuesin Kylian Mbappe të kalojë te Real Madrid.

Francezi që nga fillimi i verës ishte i lidhur me Real Madridin, skuadër që ofroi 180 milionë euro.

Kjo ofertë prapë se prapë duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që konfirmoi se nuk do e lejojnë të largohet.

“Isha shumë i qartë, ishim shumë të qartë. Qëndrimi i klubit është i qartë. Nuk do ta ndryshojmë ose ta ripërsërisim”, tha ai për BeIN Sports.


Shtuar 26.08.2021 20:08