Gjeorgjia arriti të kualifikohej për herë të parë në një Europiani, pasi ia doli që të eleminonte Greqinë në ndeshjen që u vendos nga penalltitë.
Skuadra gjeorgjiane mori një kualifikim historik, duke shkuar kështu në grup me Turqinë, Çekinë dhe Portugalinë.
Ndërsa pas fitores ndaj Greqisë, ishte një nga futbollistët më të spikatur të tyre, Khvicha Kvaratskhelia, që foli para mediave.
“Ne ishim një ekip i bashkuar, të gjithë luajtëm për njëri-tjetrin. Bëmë shumë përpjekje dhe luajtëm si ekip, në mënyrë kompakte le të themi. Kemi shkruar historinë. Ndoshta kjo gjë nuk shfaqet shumë nëpër media, por ne kështu jemi, përpiqemi dhe bëjmë lojë të mirë.
Falenderoj të gjithë stafin dhe ata që punojnë për kombëtaren, pasi kanë punuar për të mirën e futbollit gjeorgjian”, është shprehur ‘ylli’ i Napolit dhe kombëtares së Gjeorgjisë.