Ku dhe kur do të luhet finalja e Superkupës së Spanjës

Athletic Bilbao ose Atletico Madrid do të jetë kundërshtari i Real Madridit në finale të Superkupës së Spanjës, me finalja luhet të dielën në orën 19:30 në Riad të Arabisë Saudite, përkatësisht në impiantin “King Fahd International Stadium”.

Los Blancos eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale, duke e mundur 3-2 pas 120 minutave lojë.

Reali i Ancelottit, që po kryeson në La Liga, do të tentojë të nisë mbarë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Superkupa. /albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 17:52