Vendet e varfra u detyruan të hedhin 100 milionë doza të vaksinës anti-Covid në dhjetor

Më shumë se 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit u detyruan të refuzoheshin nga vendet me të ardhura të ulëta në dhjetor.

Sipas një zyrtari të Unicef-it, vendimi i tyre erdhi për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të datës së skadencës dhe mungesës së ambienteve të magazinimit.

“Më shumë se 100 milionë doza u refuzuan vetëm në dhjetor”,  i tha Parlamentit Evropian Etleva Candili, drejtore e Departamentit të Furnizimit në Unicef.

Problemi kryesor ishin datat e shkurtra të skadencës. Në të njëjtën kohë, furnizimet u vonuan, pasi nuk kishin frigoriferët e duhur për të mirëmbajtur përgatitjet.

Sipas Unicef, 681 milionë doza të dërguara deri më tani përmes mekanizmit Covax janë të papërdorura në rreth 90 vende me të ardhura të ulëta në mbarë botën, sipas bamirësisë CARE.

Më shumë se 30 vende, përfshirë Kongon dhe Nigerinë, kanë përdorur deri më tani gjysmën e dozave që kanë marrë./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 17:44